Njoftim për shpërndarje të ID kartelave dhe qasje në email-in zyrtar për studentët e vitit të parë

Njoftim për shpërndarje të ID kartelave dhe qasje në email-in zyrtar për studentët e vitit të parë

Njoftojmë studentët e vitit të parë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se shpërndarja e ID kartelave do të bëhet të enjten me dt. 14.12.2023 dhe të premten me dt. 15.12.2023.

Shpërndarja e ID kartelave bëhet në fakultetet përkatëse tek zyrat e referentëve. Studentët personalisht duhet të tërheqin ID kartelën dhe të paraqiten me letërnjoftim.

Manuali i përdorimit të SMU për studentë mund të shkarkohet në këtë link.

Pas qasjes në SMU studentë duhet të regjistrojnë lëndët tek profesorët e lëndëve përkatëse.

 

Gjithashtu, njoftojmë studentët e vitit të parë (vitit akademik 2023/2024) se janë krijuar qasjet për të gjithë studentët në emailin zyrtar.

Email-at e studentëve janë krijuar në formatin [email protected] (shembull: [email protected]).

Për më shumë detaje rreth qasjes në emailin zyrtar shikoni njoftimin në këtë link.

 

 

 

tp-bottom