Punëtori në fushën e Fizioterapisë

Punëtori në fushën e Fizioterapisë

Në degën e Fizioterapisë, sot patëm të ftuar z. Driton Tifeku MSc, Fizioterapeut me përvojë të gjatë në fushën profesionale dhe shkencore. Ai mbajti punëtori përmes ligjëratave dhe ushtrime në fushën e dhimbjeve jo specifike të shpinës me studentët e programit të Fizioterapisë viti i dytë. Gjatë kësaj punëtorie studentët patën rastin të përfitojnë nga përvoja profesionale vendore dhe ndërkombëtare e z. Tifekut.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, Fakulteti i Mjekësisë, e falënderon Z. Tifekun për kontributin e dhënë për studentët tanë dhe universitetin në përgjithësi.

Fotot e lajmit

tp-bottom