Mbahet takimi virtual i projektit SUSWELL
Të premtën me 26 shkurt 2021, në platformën virtuale u mbajt takimi i radhës në kuadër të projektit SUSWEL, ku nga përfaqësuesit e të gjitha universiteteve u morën mendimet për fillimin dhe planifikimin e nevoja mbi atë se çka në të vërtetë ka nevojë sektori në fjalë për ndihmë, përkatësisht sektori i shëndetit. Po ashtu, u diskutua formimi i objektivave mbi projektin në aspektin e shëndetit, duke specifukuar qëllimin bazë që duhet të arrihet përmes këtij projekti.
Ky takim virtual u drejtua nga znj. Maria Lapa Dapacete Rosado. Ndërsa, përfaqësues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ishin: Denis Spahija, Arben Boshnjaku dhe Rolanda Mula, ndërkaq prezantimin mbi objektivat e bëri z. Arben Boshnjaku, i cili u miratua nga pjesëmarrësit tjerë, Ideja e qartë u specifikua edhe me paraqitjen e agjendës brenda periudhës që do të zhvillohet ky projekt.
Takimi i radhës me miratimin e të gjithëve do të mbahet me 26 mars 2021.