Rezultatet përfundimtare dhe njoftim rreth regjistrimit për studentët e pranuar në vitin e parë të studimeve (afati i parë) për vitin akademik 2021/2022
Programi Menaxhim Shëndetësor (Master)
Regjistrimi i kandidateve të pranuar në afatin e parë dhe fotografimi i tyre për ID kartelë, do te bëhet sipas orarit:
Fakulteti i Mjekësisë me datë 09.09.2021 (lokalet e Fakultetit të Mjekësisë)
- Programi Infermieri në ora 09:00 - 15:00
- Programi Shëndet Publik në 09:00 - 15:00
- Programi Fizioterapi në ora 09:00 - 15:00
- Programi Menaxhim Shëndetësor në ora 09:00 - 15:00
Kandidatet e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
b) Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
c) Studentët shtetas te Republikës se Kosovës qe fillojnë studimet ne Universitetin e Gjakovës, vitin e parë të studimeve Bachelor e kanë falas, ndërsa pagesa në vitin e parë të studimeve Master për semestër të rregullt është 150 € (https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/17-2014-ua.pdf)
d) Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime te rregullta.