Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë pajiset me literaturë të re
Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë është pajisur me një numër të konsiderueshëm të literaturës dhe materialeve të tjera që lidhen me fushën e mjekësisë si: manuale, revista etj.
Kjo literaturë u ndihmon studentëve në zgjerimin e dijeve dhe njohurive të tyre në fushën përkatëse.
Gjithashtu, studentët kanë qasje edhe në bibliotekën elektronike përmes së cilës mund të shfrytëzojnë burime të shumta të informacionit shkencor në këtë fushë dhe më gjerë.