U përmbyll me sukses projekti “SHQIPTARËT E MANDRICËS”

U përmbyll me sukses projekti “SHQIPTARËT E MANDRICËS”

U përmbyll me sukses projekti 6 mujor “Shqiptarët e Mandricës”, nga bartësja e projektit Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu,  të financuar nga MASHTI (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit).

Ky projekt ishte në bashkëpunim mes Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit Filologjik të UFAGJ-së, si dhe me ekspertin e jashtëm nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Dhimitri Bello.

Projekt kishte në fokus hulumtimin shkencor në fushat e dialektologjisë, sociolinguistikës, fonetikës dhe leksikologjisë, përmes një ekspedite të përbërë nga:
 

• Prof. Ass. Dr. Yllka Imeri

• Ass. Pranvera Osmani

• studentët e Masterit të Gjuhës Shqipe, Besjana Jakupi dhe Leomir Smajli

• si dhe eksperti, Prof. Dr. Dhimitri Bello.
 

Projekti gjithashtu, u prezantua në Konferencën e VIII-të Shkencore Ndërkombëtare “Gjuha dhe komunikimi në kohën e teknologjisë së informacionit”, me temën:

“Shqiptarët e Mandricës: çështje gjuhësore, aspekti kulturor dhe historik”.

U publikua në revistën “International Scientific Journal Monte” me Impact factor sipas platformës së MASHTI-t.

Monitorimi i projektit u prezantua para anëtarëve të Këshillit Shkencor në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nga bartësja e projektit Prof. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu me asistimin e studentes Besjana Jakupi.

Ky projekt do të vazhdojë të kontribuojë në dokumentimin dhe studimin e trashëgimisë gjuhësore e kulturore të komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

Article Gallery

tp-bottom