Takime me Institucionet Private Shëndetësore
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, së bashku me asistentët Vanesa Tanushi, Arta Dalipi, Blertë Hyseni, Argjiro Alija dhe Muhamet Kadrija, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, zhvilluan takime në disa institucione private shëndetësore, Poliklinikën “Infermieria” dhe Qendrën “Konaku”.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u bisedua për rezultatet e të nxënit të studentëve dhe avancimin e praktikës profesionale. Gjithashtu, u diskutua edhe për programet e akredituara dhe programet në riakreditim, me qëllim të koordinimit të bashkëveprimeve të mëtutjeshme.
Në fund të takimit, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar, Fakulteti i Mjekësisë ndau mirënjohje për këto institucione.