Dyert e Hapura
Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” fton të gjithë maturantët të marrin pjesë në aktivitetin “Dyert e Hapura”, i cili organizohet me qëllim të orientimit akademik dhe njohjes me studimet në fushën e mjekësisë.
Data: 20- 22 Maj
Ora: 08:00-16:00
Vendi: Fakulteti i Mjekësisë – Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë
Gjatë këtij aktiviteti, maturantët do të kenë mundësi të:
* Informohen për programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë
* Vizitojnë laboratorët dhe ambientet universitare
* Takohen me menaxhmentin, stafin akademik dhe studentët aktualë
Ky aktivitet është një mundësi e mirë për të njohur nga afër jetën universitare dhe për të zgjedhur drejtimin tuaj të ardhshëm profesional.
Ju mirëpresim!