Aktivitete praktike të studentëve të Shëndetit Publik
Në kuadër të modulit “Shëndeti i moshës së tretë të popullatës”, studentët e vitit të dytë të programit Shëndet Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, nën udhëheqjen e Ass. Arta Dalipi Shabani, realizuan aktivitetin e radhës praktik me rëndësi të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve “Konaku”.
Ky aktivitet u karakterizua nga angazhimi i drejtpërdrejtë i studentëve me banorët e institucionit, duke krijuar një ndërveprim të ngrohtë, human dhe profesional, i cili tejkalon mësimin teorik dhe forcon kompetencat praktike në kujdesin për moshën e tretë.
Qëllimi i aktivitetit ishte zbatimi praktik i njohurive mbi kujdesin për të moshuarit, promovimi i mirëqenies fizike, emocionale dhe sociale të banorëve, si dhe fuqizimi i lidhjeve ndërnjerëzore dhe empatisë tek studentët.
Aktivitetet e realizuara:
Mbjellja e luleve së bashku me banorët, si një aktivitet bashkëpunues që nxiti ndjenjën e përkatësisë dhe kujdesit për ambientin.
Shëtitje e përbashkët në natyrë, duke promovuar aktivitetin fizik dhe komunikimin e lirë.
Bashkëbisedim dhe mbështetje emocionale, duke krijuar hapësirë për ndarje përvojash dhe ndjenja pozitive
Përmes këtij aktiviteti, studentët patën mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike dhe komunikimi, duke ndërtuar një qasje më të ndjeshme dhe profesionale ndaj nevojave të moshës së tretë. Aktiviteti dëshmoi rëndësinë e përfshirjes aktive të studentëve në komunitet dhe ndikimin pozitiv që kjo ndërveprim sjell si për ta, ashtu edhe për banorët e institucionit