Konferenca virtuale e koordinatorëve  të projekteve Erasmus+

Konferenca virtuale e koordinatorëve të projekteve Erasmus+

Sot, më datën 03.12.2020, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” morri pjesë në konferencën virtuale të organizuar nga Zyra e ERASMUS + në Kosovë. Ky takim grumbullues pati për synim diskutimin e përfitimeve nga projektet, ku si objektiv kryesor është ndërtimi i kapaciteteve të arsimit të lartë.

Në fjalën hyrëse znj. Lushaku, udhëheqëse e Zyrës Erasmus+ në Kosovë theksoi se objektivi kryesor strategjik i tyre është të përmirësojë dhe zhvillojë më tej programin Erasmus + në Kosovë përmes aktivizimit të Institucioneve Kosovare të Arsimit të Lartë (IAL) për të marrë një rol aktiv në veprime të ndryshme Erasmus +.

Në këtë takim u prezentuan projektet CBHE (2015-2019) ku u diskutuaa ndikimi i tyre në nivel institucional, kombëtar dhe rajonal.

Rezultati i kësaj konference ishte formulimi i një grupi rekomandimesh për zbatim më të mirë të projekteve CBHE, të cilat do të drejtojnë gjeneratën aktuale dhe ato të reja. 

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani morri pjesë në këtë konferencë. Njëherit zyrtari për marrëdhënie me jashtë dhe projekte, në cilësi të koordinatorit institucional të projektit DRIVE -  (Developing Research and Innovation Capacities in Albania and Kosovo), z. Denis Spahija bëri prezentimin e projektit në fjalë.

Fotot e lajmit

tp-bottom