Zyra për Sigurim të Cilësisë diskuton me studentët për raportin e vetëvlerësimit të stafit akademik

Zyra për Sigurim të Cilësisë diskuton me studentët për raportin e vetëvlerësimit të stafit akademik

Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami dhe zyrtarë tjerë nga menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, realizuan takim online me studentë për të diskutuar raportin e vetëvlerësimit të stafit akademik.

Qëllimi i takimit me studentë ishte diskutimi i raportit të brendshëm të sigurimit të cilësisë për stafin akademik dhe rezultatet e pyetësorëve, struktura e organizimit për sigurimin e cilësisë, forma e shpërndarjes së pyetësorit dhe modeli i pyetësorit. Më pas u analizuan vlerësimet e pyetësoreve të mësimdhënësve të lëndës dhe asistentëve, krahasimet ndër vite të rezultateve dhe performancës së mësimdhënësve, vlerësimet rreth mësimit online, si dhe vlerësimet e programeve të studimit.

Në fund të prezantimit, studentët diskutuan për vështirësitë me të cilat ballafaqohen kur e bëjnë vlerësimin e pyetësorit, dhe rekomanduan që vlerësimi në auditor do të ishte më i pranueshëm për ta, programeve t’u shtohen lëndë të reja në kurrikulë, organizimi më i shpeshtë i seminareve dhe konferencave, të organizohen kurse në teknologjinë informative – IT, shtimi i lëndës së gjuhës gjermane në Fakultetin e Mjekësisë, plotësimi i punës praktike në laboratore për menaxhimin e situatave emergjente, shtrirja e praktikës klinike në të gjitha repartet e spitaleve, etj.

 

 

Article Gallery

tp-bottom