Banka Evropiane për investime takon menaxhmentin e Universitetit "Fehmi Agani" në kuadër të projektit për vlerësimin e nevojave të universiteteve

Banka Evropiane për investime takon menaxhmentin e Universitetit "Fehmi Agani" në kuadër të projektit për vlerësimin e nevojave të universiteteve

Rektori i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, së bashku me Prorektoren Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekci, ka pritur në zyrë Z. Fabrice Henard dhe Znj. Ludmila Henry, përfshirë edhe partnerin e tyre lokal Z. Hajriz Beqiri të cilët janë të angazhuar nga Banka Evropiane për Investime për të kryer vlerësimin e nevojave dhe fizibilitetin për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Në kuadër të projektit “Vlerësimi i Fizibilitetit dhe Nevojave për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë” të financuar nga Banka Evropiane e Investimeve implementuar nga konzorciumi i udhëhequr nga SOFRECO.

Gjatë këtij takimi, duke qenë në fazën fillestare të zbatimit, krahas prezantimit të projektit dhe objektivave specifike të tij, u diskutua për situatën aktuale në lidhje me arsimin e lartë, me qëllim mbledhjen sa më të madhe të të dhënave për programet e trajnimit dhe kurrikulat, hapësirat për studentë, numrin e studentëve dhe stafit profesional të universitetit etj.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të përmirësuar standardin e infrastrukturës të arsimit të lartë dhe për të mbështetur ofrimin e shërbimeve arsimore në institucionet publike të arsimit të lartë.

Article Gallery

tp-bottom