Urimi i Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, për festën e Fitër Bajramit
Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, si rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, shpreh urimet më të sinqerta tek të gjithë studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit dhe të gjithë qytetarët e besimit Islam. Kjo festë simbolizon përkushtimin, sakrificën dhe pastërtinë shpirtërore, duke na rikujtuar rëndësinë e solidaritetit, humanizmit dhe bashkimit ndërmjet njerëzve.
Në këtë ditë feste, le të hapim zemrat tona për mirësi, të forcojmë lidhjet me njëri-tjetrin dhe të ndajmë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Le të jetë kjo një mundësi për të reflektuar mbi vlerat që na bashkojnë dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të ndritur.
Ju uroj nga zemra shëndet, paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja.
Me fat Fitër Bajramin!
Me respekt,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Rektor