Hapja e thirrjes për vullnetarë ne Kampin Veror 2026 – BONEVET Gjakova

Hapja e thirrjes për vullnetarë ne Kampin Veror 2026 – BONEVET Gjakova

BONEVET Gjakova hap thirrje për vullnetarë të Kampit Veror, i cili organizohet gjatë muajve Qershor dhe Gusht.

Inkurajohen për aplikim nxënësit nga shkollat e mesme dhe studentët e universiteteve. Mosha për aplikim është 16+ vjeç.

BONEVET ofron një ambient pozitiv për punë, krahas ekipit me eksperiencë, i cili mundëson që kjo përvojë e punës për vullnetarët të jetë argëtuese dhe poashtu të ndikoj në zhvillimin e tyre profesional.

Kampet Verore organizohen çdo javë për gjithsej 7 javë, duke filluar nga data 29 Qershor deri më 14 Gusht 2026. Vullnetarët e përzgjedhur pritet të angazhohen maksimumi 3 javë gjatë kësaj periudhe.

Çfarë përfitojnë vullnetarët nga Kampi Veror në BONEVET Gjakova?

 

– Vullnetarët potencial që tregojnë punë kualitative do të kenë mundësi përfitimi të bursave si dhe punësim në BONEVET Gjakova.

– Vullnetarët do të certifikohen dhe do të marrin referencë nga BONEVET për angazhimin dhe punën vullnetare.

– Eksperiencë në fushën e edukimit, teknologjisë dhe inovacionit, krahas ekipit të kualifikuar dhe profesional.

– Trajnim për përgatitjen e tyre në fushën e edukimit dhe vullnetarizmit.

– Ushqimi, pijet dhe të tjera mbulohen nga BONEVET.

– Argëtim dhe angazhim komunitar.

 

Përshkrimi detyrave:

 

– Organizimi i hapësirës në përshtatje me aktivitetet ditore.

– Përgatitja e materialeve dhe ambientit për zhvillimin e aktiviteteve.

– Asistimi i mentorëve gjatë implementimit të aktiviteteve.
 

Data e fundit për aplikim: 15 Qershor 2026, ora 23:59.

Nëse keni problem me aplikimin apo ndonjë problem teknik, na shkruani në [email protected]

Apliko

tp-bottom