
Njoftim për shtyrje të afatit të aplikimit në konkursin për studentë të nivelit Master në vitin akademik 2025/2026
Të nderuar studentë të interesuar për studimet master në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
UFAGJ ka shtyrë afatin e aplikimit për Konkursin me nr. prot. 04/1442 datë 04.07.2025, për pranimin e studenteve të rinj në programet e akredituara në nivelin Master për vitin akademik 2025/2026 si në vijim:
1. Afati i aplikimit online dhe dorëzimi i dokumentacionit fizik për programet e nivelit Master shtyhet deri me datën 19 Shtator 2025
2. Mbajtja e provimit pranues për programet e nivelit Master shtyhet për datën 22 shtator 2025, sipas orarit të përcaktuar nga njësitë akademike
3. Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më së largu me datën 23 shtator 2025
4. Paraqitja e ankesave bëhet pas publikimit të rezultatit preliminar me 23.09 deri me 25.09.2025
5. Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet me 26 shtator 2025
6. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar dhe fotografimi i tyre do të bëhet me 29 dhe 30 shtator 2025
Suksese!