Përfaqësues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë morën pjesë në Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare të AKA-së

Përfaqësues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë morën pjesë në Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare të AKA-së

Përfaqësues të Menaxhmentit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, së bashku me përfaqësuesen e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë, morën pjesë në Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), e cila u mbajt më 29 shtator 2026, në Prishtinë.

Konferenca e këtij viti u zhvillua me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”, duke sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, agjencive të sigurimit të cilësisë, institucioneve publike dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Në kuadër të konferencës u zhvilluan dy panele diskutimi me temat “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë” dhe “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”, ku u trajtuan çështje të rëndësishme lidhur me zhvillimin e sistemeve të brendshme të sigurimit të cilësisë, promovimin e kulturës së cilësisë dhe shkëmbimin e praktikave të mira në arsimin e lartë.

Pjesëmarrja në këtë konferencë u mundësoi përfaqësuesve të UFAGJ-së të njihen me qasje dhe përvoja të ndryshme institucionale në fushën e sigurimit të cilësisë, si dhe me praktika të avancuara në këtë fushë.

Diskutimet dhe praktikat e prezantuara gjatë konferencës përbëjnë një mundësi të vlefshme për reflektim dhe përfshirjen e përvojave të reja në proceset e sigurimit të cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

 

Fotot e lajmit