Kujdesi Shëndetësorë në Komunitet

NË PROCES TË AKREDITIMIT

Ky program synon të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor në komunitet duke siguruar cilësi të personalizuara për individët dhe popullatën në ambientin e tyre ku jetojnë, veçanërisht për grupet vulnerabel si të moshuarit, personat me sëmundje kronike, dhe ata me aftësi të kufizuara dhe të gjitha nevojave në komunitet. Qëllimi i këtij programi është të përmirësohet cilësia e jetës, të promovohet parandalimi i sëmundjeve dhe të reduktohet ngarkesa mbi sistemin shëndetësor ambulantor dhe spitalor.

Programi përfshin vizita të rregullta në shtëpi nga infermierë të trajnuar, ofrim të edukimit dhe promovimit shëndetësor, ofrimin të kujdesit shëndetësore, monitorim të gjendjes shëndetësore të popullatës në komunitet, si dhe mbështetje për menaxhimin e sëmundjeve të ndryshme kronike dhe rritjen e cilësisë së jetës. Ky program synon të forcojë kujdesin shëndetësor në komunitet duke siguruar qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të shërbimeve shëndetësore ashtu sic e parasheh OBSH-ja mbi shërbimet për kokë banori. Qëllimi  kryesor i programit të kujdesit shëndetësor në komunitet është të sigurojë qasje të barabartë, të vazhdueshëm dhe cilësor në shërbimet shëndetësore për individët dhe familjet në mjediset e tyre të jetesës, me theks të veçantë te parandalimi, edukimin dhe promovimin dhe menaxhimi i sëmundjeve.

Pas përfundimit të nivelit Bachelor (diploma), studentët e Programit Kujdesi Shëndetësorë në Komunitet do të jenë në gjendje të:  

Analizon strukturën, funksionimin dhe sfidat e sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë dhe në nivel global.

Zbaton strategji të efektshme për edukimin shëndetësor të individëve, familjeve dhe komuniteteve.

Komunikon në mënyrë profesionale dhe ndërvepruese me pacientë, familjarë dhe anëtarë të ekipit ndërprofesional të kujdesit shëndetësor.

Bashkëpunon dhe kontribuon si anëtar aktiv dhe strategjik i ekipit multidisiplinar të kujdesit shëndetësor.

Vlerëson literaturën shkencore dhe e përdor atë për të përmirësuar praktikën e kujdesit shëndetësor në komunitete.

Zhvillon qëndrime dhe sjellje profesionale, duke përfshirë etikën, integritetin dhe aftësitë për udhëheqje në fushën e kujdesit shëndetësor.

Promovon një kulturë profesionale që mbështet inovacionin, etikën, ndryshimin dhe punën ekipore në mjedise të ndryshme të kujdesit shëndetësor.

Aplikon njohuritë mbi sistemet e kujdesit shëndetësor për të ofruar kujdes cilësor, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në nevojat e pacientëve dhe komunitetit.

Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie efektive me institucione dhe komunitete për të promovuar dhe përmirësuar shëndetin publik.

Harton dhe implementon programe për drejtësi sociale dhe për qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore.

Vlerëson dhe përfshin diversitetin kulturor dhe shkëmbimin ndërkulturor në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Planifikon dhe zbaton ndërhyrje për monitorimin, përmirësimin dhe mbikëqyrjen e shëndetit në nivel komuniteti.

Identifikon dhe analizon nevojat shëndetësore të komunitetit për të udhëhequr planifikimin e shërbimeve.

Zbaton masa për përmirësimin e sigurisë dhe reduktimin e faktorëve fizikë dhe mjedisorë që kërcënojnë shëndetin.

Monitoron dhe menaxhon faktorët e rrezikut për sëmundje infektive dhe jo-infektive në nivel komuniteti.

tp-bottom