Mbledhja e Komisionit për Cilësi në Fakultetin e Mjekësisë
Më 05.11.2026, Komisioni për Cilësi në Fakultetin e Mjekësisë mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë Dekani i Fakultetit, Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi, kryetarja e Komisionit, Blertë Hyseni, si dhe anëtarët e tjerë të Komisionit.
Në fokus të takimit ishte shqyrtimi dhe adresimi i kërkesave të reja të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), si dhe monitorimi i zbatimit të rekomandimeve për programet e reja të studimit.
Me këtë rast, Dekani, Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi, së bashku me stafin e Fakultetit, shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për përmbushjen e kërkesave të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, duke riafirmuar mbështetjen institucionale për proceset e sigurimit, ruajtjes dhe avancimit të vazhdueshëm të cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë.