Programi i Infermierisë në UGJFA, mundësia më e mirë për përgatitjen profesionale e akademike

Programi i Infermierisë në UGJFA, mundësia më e mirë për përgatitjen profesionale e akademike

Me rritjen e dinamizmit të jetës, Infermieria është shndërruar në njërin ndër profesionet më të rëndësishme. më të kërkuara dhe më humane, kjo pasi që është i përqendruar në kujdesin e individëve, familjeve dhe komuniteteve.

Qëllimi i programit të Infermierisë është që t’i përgatisë të diplomuarit që të arrijnë përgjegjësitë prej profesionistëve dhe infermierëve kompetentë, duke ofruar shërbime rehabilituese, promovuese, kuruese dhe mbrojtëse. Pra, nënkupton që fokusi i programit është profesional dhe fokusohet në zhvillim dhe ndryshim të profesionit të infermierisë dhe sistemit të shëndetësisë, progres ky që synohet të arrihet përmes përvojës, zhvillimit dhe punës kërkimore, e cila ndriçon gjendjen aktuale të zhvillimit profesional, si dhe ngrit nevojën për zhvillim në lidhje me përvojat në profesion dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Infermieria në UGJFA ofrohet në bashkëpunim me Spitalet Rajonale në disa qytete të Kosovës, QKMF-të dhe QMF-të. Po ashtu, vlen të theksohet se programi është i harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian dhe ofron mundësi transferi dhe studime jashtë vendit përmes programit të shkëmbimit, si dhe njohje të diplomës në Evropë.

Infermierët e ardhshëm do të kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të shëndetit publik në sistemin e kujdesit shëndetësor e në sistemin social dhe domeni specifik i tyre përfshin kujdesin ndaj pleqve dhe trajtimin e pacientëve dhe qytetarëve. Ata pritet të bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të siguruar promovimin shëndetësor, mirëmbajtje të shëndetit, parandalim, trajtim, rehabilitim dhe lehtësim për qytetarët.

Me përfundimin e programit bachelor në Infermieri, studenti është i kualifikuar për të punuar si një praktikant i infermierisë dhe të hyjë në bashkëpunim multidisiplinar. Programi i ofron studentit një argumentim të nevojshëm në të dy aspektet teorike dhe klinike të infermierisë, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, me shkencë dhe teknologji, si dhe me kërkesat për infermieri në popullatën e përgjithshme. Kompetencat e përgjithshme dhe specifike të infermierisë kërkohen në një mjedis të studimit që bazohet në zhvillim, nëpërmjet: hulumtimit dhe pjesëve klinike të rregullta.

Stafi akademik i këtij programi është i përbërë nga profesionistët më të mirë vendorë në këtë fushë, të cilët gjatë tërë kohës i njoftojnë studentët për sfidat e profesionit, si dhe për mënyrat më të mirë për t’u përballur me to.

Të gjitha këto elemente, e bëjnë programin e Infermierisë të Fakultetit të Mjekësisë në UGJFA, të ketë një qasje më ndryshe profesionale, si dhe studentët e vet i bën më të përgatitur dhe më të pranueshëm në tregun e punës.

tp-bottom