Prof. Asoc. Dr. Antigona Ukëhaxhaj përfaqësuese e UFAGJ në Vjenë në projektin “Nanoparticles in Environment and Medical Research”

Prof. Asoc. Dr. Antigona Ukëhaxhaj përfaqësuese e UFAGJ në Vjenë në projektin “Nanoparticles in Environment and Medical Research”

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Asoc. Dr. Antigona Ukëhaxhaj, nga datat 21– 26.04. 2024, do të përfaqësoj Fakultetin e Mjekësisë / Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, në Vjenë.

Ajo është e  ftuar në Universitetin e Vjenës/Fakultetin e Mjekësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik në Vjenë, në kuadër të intershipit (mobilitetit) të projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research” (kodi i projektit 92161),  i cili financohet nga Komisioni Europian, përmes zyres BE-së – Kosovë - IPA Founding, në kuadër të thirrjes "Increase Research Capacities in Kosovo" si dhe zbatohet nga Kings College London (Lider), nën partneritet të ngushtë me Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina, Universitetin e Milanos dhe Universitetin e Parmës.

Meqenëse Profesoresha është specialiste e fushës, qëllimi i vizitës është shkëmbimi i ideve dhe planeve në lidhje me aktivitetet e përbashkëta që lidhen me hetimin e Nanogrimcave në Mjedis dhe Kërkimin Mjekësor.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom