Studentët e Fizioterapisë vizitojnë Hendikosin

Studentët e Fizioterapisë vizitojnë Hendikosin

Në kuadër të lëndës Rehabilitimi Bazuar në Komunitet dhe Sporti tek Personat me Aftësi të Kufizuara në muajin maj 2024, vizituan Hendikos Gjakova, shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Gjakovës është një organizatë jofitimprurëse e shërbimeve sociale që ofron mbështetjen të plotë të personave me aftësi të kufizuara.

U organizua si lloj punëtorie nga vullnetarët e Shoqatës duke na informuar rreth punës së tyre, angazhimit dhe sfidave dhe njëheri studentët e Fizioterapisë së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë patën rastin që të vizitojnë këtë Shoqatë, disa edhe për herë të parë, dhe u njoftuan nga afër me shërbimet që ofrohen aty.

Në vizitë e sipër studentët e patën rastin të takohen edhe me anëtarët e këtij komuniteti të cilët marrin shërbime në këtë Shoqatë.

Me shpresën që bashkëpunimi të vazhdojë në mes të studentëve dhe shoqatës takimi u përmbyll me një pozitivitet të dyanshëm.

 
 
 
 
 
 
 

Fotot e lajmit

tp-bottom