Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë shënon Ditën Botërore të Fizioterapisë

Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë shënon Ditën Botërore të Fizioterapisë

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Fizioterapisë, Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë organizoi një webinar për studentët e tri gjeneratave të fizioterapisë. Ky aktivitet u mbajt më datë 9 Shtator dhe u fokusua në identifikimin e flamujve të kuq tek pacientët me dhimbje të shpinës, një temë me rëndësi të veçantë në praktikën klinike të fizioterapisë.

Ligjërues i ftuar ishte Burim Gjinovci, PT OMPT, specialist në Fizioterapinë Muskuloskeletore, edukator klinik, dhe kandidati i vetëm shqiptar për Instruktor Ndërkombëtar në asociacionin IMTA (International Maitland Teachers Association). Gjatë ligjëratës, Z. Gjinovci ndau përvojat e tij në vlerësimin dhe menaxhimin e pacientëve me dhimbje të shpinës, me fokus të veçantë në identifikimin e faktorëve të rrezikut dhe shenjave paralajmëruese (flamujve të kuq) që kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Ky aktivitet u vlerësua shumë nga studentët dhe stafi akademik, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të njohurive të tyre për kujdesin ndaj pacientëve me probleme muskuloskeletore.

Fakulteti i Mjekësisë mbetet i përkushtuar në ofrimin e mundësive të tilla për edukim të avancuar dhe zhvillim profesional për studentët tanë, me qëllim përgatitjen e tyre si fizioterapistë të suksesshëm dhe të informuar.

Fotot e lajmit

tp-bottom