Delegacioni i Fakultetit të Shëndetit Publik nga Sofja qëndroi për vizitë në Fakultetin e Mjekësisë
Në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në kuadër të mobilitetit u realizua një vizitë nga përfaqësuesit e Fakultetit të Shëndetit Publik, të Universitetit të Mjekësisë në Sofje, përmes projektit Erasmus KA171. Delegacioni përbëhej nga Dekanja Prof. Dr. A. Vodenicharova, Prodekanja Prof. Dr. G. Chaneva, Prof. Dr. Antoniya Yanakieva dhe Prof. E. Petrova-Geretto.
Gjatë vizitës, ekspertët mbajtën ligjërata në fushën e mjekësisë, duke përfshirë temat si "Komunikimi Ndërkulturor dhe Përulësia Kulturore në Kujdesin Shëndetësor" dhe "Përmirësimi i Shkallës së Shëndetësisë për të Zvogëluar Pabarazinë në Kujdesin Shëndetësor".
Ky bashkëpunim synon forcimin e kapaciteteve akademike dhe promovimin e një kujdesi shëndetësor gjithëpërfshirës. Gjatë këtij mobiliteti, delegacioni nga Fakulteti i Shëndetit Publik u prit nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, Prodekanja Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj, Prodekanja Prof. Ass. Dr. Hasime Terziqi dhe Prorektori Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku. Interesimi i tyre ishte veçanërisht në praktikën e studentëve me ç'rast u realizua një vizitë në spitalin rajonal “Isa Grezda” me ndihmën e Ass. Muhamet Kadrija (PhD Can). Gjatë takimeve u diskutua për projekte të ardhshme dhe mundësitë për aplikime të reja në kuadër të bashkëpunimit midis dy fakulteteve.
Ky mobilitet synon forcimin e lidhjeve ndërakademike dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e shëndetit publik dhe infermierisë, si dhe shkëmbimit akademik të stafit dhe të studentëve.