Mbahet provimi pranues (afati i dytë) në UFAGJ

Mbahet provimi pranues (afati i dytë) në UFAGJ

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë sot me datë 20.09.2024 është mbajtur provimi pranues (afati i dytë) në Fakultetin e Filologjisë, programi Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim, në Fakultetin Mjekësisë, programi Shëndet Publik dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale, programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale.

Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë, Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri bashkë me Prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe Prorektorin për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku ishin prezent në të gjitha fakultetet ku u pritën nga dekanët dhe pjesa tjetër e stafit akademik e administrativ. 

Të gjithë bashkë monitoruan provimin dhe u uruan fat kandidatëve , duke i inkurajuar ata të japin maksimumin e tyre në këtë provim që pritet të jetë një nismë e re në rrugëtimin e tyre akademik.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë vazhdon të mbetet një institucion arsimor i përkushtuar për të ofruar programe studimi cilësore që ndihmojnë në përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom