Fakulteti i Mjekësisë organizon bashkëbisedim me Avokatin e Popullit
Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në bashkëpunim me zyrën e Avokatit të Popullit në Gjakovë, ka kënaqësinë të ftojë studentët dhe stafin të marrin pjesë në bashkëbisedimin e organizuar me avokatin e popullit.
Ky organizim do të mbahet më datë 13 dhjetor 2024, nga ora 10:00 deri në 11:00, në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët dhe të interesuarit për të mësuar më shumë rreth funksionimit të institucionit të Avokatit të Popullit dhe ndikimit të tij në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë me Avokatin e Popullit dhe të fitojnë njohuri rreth procedurave dhe kompetencave të këtij institucioni.
Mirë se vini!