Në Fakultetin e Mjekësisë mbahet ligjeratë mbi Njësin e Shputës Diabetike
Me datë 11.12.2024. në hapësirat e Fakultetit të Mjekësisë, me iniciativën e Parlamentit Stidentor, studentja e vitit të dytë në Shëndet Publik Ajshe Ukshini dhe Profesoresha Antigona Ukëhaxhaj, mbajtën një ligjeratë mbi Njësin e shputës diabetike, e cila ndodhet në këtë fakultet.
Studentët e vitit të parë në Shëndet Publik, paten rastin të njoftohen mbi punën dhe praktikat e studentëve që bëhen çdo vit në këtë njësi nga mesimdhënësit e Fakultetit të Mjekësisë dhe studentët, ku ata mesojnë mbi punën në ekip multidisiplinar, rolin e edukimit shëndetësor të pacientët me diabet dhe shërbimet që studentët ofrojnë për pacientë në këtë njësi.
Interesimi i studentëve të Shëndetit Publik ishte i lartë, gjë që na bën të ndihemi krenar për perkushtimin e tyre dhe ofrimin e shërbimeve në komunitet, ngritjen e aftësive të tyre profesionale, edukimin e vazhdueshëm dhe mundësit e punës së përbashkët staf-student-pacient.