Publikohet Punimi i radhës së prof. asoc. Dr. Antigonë Ukëhaxhaj

Publikohet Punimi i radhës së prof. asoc. Dr. Antigonë Ukëhaxhaj

Në revistën prestigjioze Environments , e cila është e indexuar në Web of Science, dhe SCOPUS me 14.05.2025., u publikua punimi i Profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë Dr. Antigona Ukëhaxhaj me titull "Ambient Air Quality and Hospital Admissions in Gjakova: A Time Series Analysis" revistë  e ranguar ne Q1, dhe  i pari hulumtim i kryer si time-series study.

Me qëllim të ngritjes akademike, cilësisë në mësimdhënje dhe aspektin kërkimoro - shkencore, ky punim është i pari i kësaj fushe , i cili është kryer gjatë studimeve të bachelorit bashkë me studenten Rita Xhiha nga programi Shëndet Publik, e cila ka qenë nën mentorimin e profesoreshës dhee cila  ka grumbulluar të dhënat e sëmundjeve respiratore për periudhën katër vjeçare në Spitalin e Përgjithshëm "Isa Grezda". 

Poashtu në cilësin e koautorëve janë edhe stafi i rregullt nga Fakulteti i Mjekësisë  dhe Profesori nga Universiteti i Vjenës, Fakulteti i Mjekësisë , i cili ka një ekspertizë të gjatë profesionale ne mjedis dhe tash e disa vite ai ka bashkëpunime të shumta me Profesoreshën Antigona në problemet mjedisore në Kosovë si prioritet i Shëndetit Publik në vend.

Punimin e plotë mund ta gjeni ne  linkun:  Environments 2025, 12, 162. https://doi.org/10.3390/ environments12050162

Ambient Air Quality and Hospital Admissions in Gjakova Environment 

tp-bottom