Takimi punës për realizimin e projektit të përbashkët  "Gjuha e urrejtjes: Demokracia dhe të rinjët”

Takimi punës për realizimin e projektit të përbashkët "Gjuha e urrejtjes: Demokracia dhe të rinjët”

Takimi i radhës në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të mbahet gjatë kësaj javë (26- 30. 05. 2025) me fokus në planifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta për hartimin e një pyetësori shkencor, përcaktimin e metodologjisë së punës, si dhe identifikimin e rasteve konkrete të gjuhës së urrejtjes, me theks të veçantë në:

·        hapësirat digjitale (rrjetet sociale, mediat online),

·        diskursin publik (deklarata politike, media tradicionale).

Ky aktivitet synon të kontribuojë në ndërgjegjësimin e studentëve dhe të rinjve për pasojat e gjuhës së urrejtjes, bullizmit, shpifjeve, linçimeve publike, dhe formave të tjera të dhunës verbale apo digjitale, në të dy vendet: Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu, do të prezantohen dhe diskutohen ligjet në fuqi dhe mekanizmat mbrojtës që ofron legjislacioni i të dy vendeve kundër këtyre dukurive, me qëllim fuqizimin e njohurive dhe përfshirjes aktive të studentëve në fushata ndërgjegjësuese dhe studime shkencore në këtë fushë me rëndësi të veçantë shoqërore.

Pjesëmarrësit do të ndajnë përvojat, do të propozojnë raste studimore dhe do të bashkëpunojnë për krijimin e një baze të përbashkët të të dhënave që do të shërbejë si bazë për analizë krahasuese dhe botime të mëvonshme.

Pjësëmarrës në takime ishin. Prof. Dr. Haxhi Kamberi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj, koordinatore nga UFAGJ dhe Prof.Assoc. Dr. Renata Tokrri, koordinatore nga UAMD, si dhe anëtarët e projektit, Prof. Assoc. Dr. Artan Nimani, Prof. Dr. Eva Teqja dhe Prof. Assoc. Dr. Sokol Pacukaj.

Fotot e lajmit

tp-bottom