
UFAGJ Fakulteti i Mjekësisë mbajti intership me studentët e infermierisë nga Universiteti Tiranës, Korçës dhe Elbasanit
Me datë 23.05.2025, përgjegjësi për praktika klinike Ass. Muhamet Kadrija ka pritur grupin prej 30-të studentëve nga Universiteti i Tiranës, Elbasanit, Korçës të organizuar nga Akademi KSHI - Kërkimi shkencor në Infermieri me drejtorin z. Erald Cocka dhe Asociacionin e infermierëve nga Italia AIOHN të përfaqësuar nga znj. Aurora Kokici, ku zhvilluam një intership në laboratoret e Fakultetit të Mjekësisë në UFAGJ, ku nga afër panë punën praktike që ofrohet për studentët e Fakultetit të Mjekësisë në UFAGJ, duke u fokusuar në rolin dhe rëndësinë e praktikave në institucionin tonë. Studentët mysafir u ndanë të kënaqur dhe mirëpriten ura bashkëpunimi në projekte të reja me studentët e UFAGJ-së
Organizime të tilla do të jenë në interes dhe në dobi për studentëve në shkëmbim të përvojave profesionale, akademike dhe shkencore.