
Takim i përfaqësuesve të Zyrës për Sigurim të Cilësisë, Menaxhmentit të Fakultetit të Mjekësisë dhe Komisionit për Sigurimin të Cilësisë në nivel të Fakultetit
Me datë 25 Shtator 2025, në kuadër të aktiviteteve të Zyrës për Cilësi të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt takimi në mes përfaqësuesve të Zyrës për Sigurim të Cilësisë, Menaxhmentit të Fakultetit të Edukimit dhe Komisionit për Sigurimin të Cilësisë në nivel të Fakultetit, aktivitet ky që i shërben përmirësimit të kulturës për Sigurim të Cilësisë në Universitetin tonë dhe rrit bashkëpunimin mes zyrës qendrore për Sigurim të Cilësisë dhe Komisioneve për Sigurim të Cilësisë në nivel të Fakulteteve.
Takimi i u mbajt në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe në takim morën pjesë:
Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari - Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore,
Qëndresa Bardhoshi- u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë
dhe përfaqësues të Fakultetit të Edukimit:
Prof. Dr. Haxhi Kamberi - Dekan;
Ass Blertë Hyseni- Kryesuese e Komisionit për Sigurim të Cilësisë në nivel Fakulteti;
Ass. Muhamet Kadrija – Anëtar i Komisionit për Sigurim të Cilësisë në nivel Fakulteti;
Ass. Vanesa Tanushi – Anëtare i Komisionit për Sigurim të Cilësisë në nivel Fakulteti;
Arbër Qupi- Përfaqësues i studentëve në Komisionin për Sigurim të Cilësisë në nivel Fakulteti.
Takimi kishte të bënte me:
- Diskutime rreth raporteve të publikuar nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë;
- Njoftim dhe diskutim rreth rregullores së re të AKA-së nr. 04/2025 për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese;
- Njoftim rreth mënyrës së hartimit të planit të përmirësimit për programet e Fakultetit sipas udhëzimeve të reja të pranuara nga AKA;
- Njoftim rreth fushave të cilat do të monitorohen në vazhdimësi nga AKA;
- Diskutim rreth nevojave të stafit akademik për trajnime dhe adresimi i tyre tek Qendra Didaktike;
- Diskutim rreth përmbajtjes se web faqes se Fakultetit dhe publikimit të orareve dhe përditësimit të CV-ve të stafit akademik;
- Tema dhe diskutime të hapura nga pjesëmarrësit në takim