.jpg)
Takimi me Komision për Vlerësim të Kompetencave
Më datë 09.10.2025 është mbajtur takimi me Komisionin për Vlerësim të Kompetencave në programin Shëndet Publik.
Gjatë takimit u diskutuan aspektet kryesore të procesit të vlerësimit të kompetencave të studentëve, me qëllim të sigurimit të cilësisë dhe transparencës në zhvillimin e këtij procesi.
Anëtarët e komisionit bënë planifikimin e aktiviteteve, si dhe ndarjen e përgjegjësive, në mënyrë që zbatimi i vlerësimit të zhvillohet sipas afateve të përcaktuara dhe në përputhje me standardet e Fakultetit të Mjekësisë.
Fakulteti do të vazhdojë me zbatimin e aktiviteteve të parapara, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në programin Shëndet Publik