
Prof.Asoc.Dr. Faton Hoxha dhe Prof.Asoc.Dr. Antigona Ukëhaxhaj pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore
Me datë 19 dhe 20 shtator 2025, në Prishtinë u mbajtë Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Mjekësore me pjesmarrës nga Mali i Zi, Shqipëria, Turqia, Italia, Gjermania, Austria dhe Maqedonia e Veriut.
Në këtë konferencë si folës dhe panelist ishin edhe profesorët e Fakultetit të Mjekësisë Prof.Asoc.Dr.Faton Hoxha dhe Prof.Asoc.Dr.Antigona Ukëhaxhaj.
Profesorët tonë prezentuan studimet e fundit të bëra në fushën e Shkencave Mjekësore, të cilat nxitën debate profesionale dhe diskutime të frytshme nga audienca e pranishme, si dhe rritën mundësinë e bashkëpunimit ndër institucionale nga fusha të ngjashme me Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë.
Ndërtimi i urave te reja të bashkëpunimeve është mision dhe vizion i Universitetit tonë në veçanti Fakultetit të Mjekësisë si në aspektin e këmbimit të përvojave por edhe në fushën e kërkimeve dhe publikimeve shkencore.