Mëmsimdhënësit e UFAGJ publikojnë në revistën e tretë më të cituar në botë
Mësimdhënësit nga Fulteti i Mjekësisë Prof. Ass. Dr. Skender Ukaj, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, Prof. Ass. Dr. Rilind Obërtinca kanë arritur të publikojnë gjetjet e punimit të tyre më të ri të quajtur “Systemic inflammatory response to cemented and uncemented total hip arthroplasty with PMMA bone cement” (https://rdcu.be/eQVxK) në revistën prestigjioze nga Britania e Bashkuar “Scientific Reports” si pjesë e grupit “Nature”. Revista në fjalë ka faktorë ndikimi 3.9 dhe njëherit është revista e tretë më e cituar në botë.
Ky punim hulumton ndikimin e çimentos sintetike si komponentë ndihmëse kirurgjikale tek pacientët ku vendosen protezat zëvendësuese të artikulacionit të kërdhokullës në gjenerimin e reaksioneve inflamatore. Gjetjet e këtij hulumtimi pritet të kontribuojnë në ofrimin e njohurive të reja për akademikët, klinicistët dhe pacientët me probleme të kërdhokullës dhe në nevojë për zëvendësimin e këtij artikulacioni.