Takim Përgatitor për Akreditimin e Programeve të Reja Studimore në Fakultetin e Mjekësisë

Takim Përgatitor për Akreditimin e Programeve të Reja Studimore në Fakultetin e Mjekësisë

Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka filluar përgatitjet për akreditimin e programeve të reja studimore, duke treguar përkushtim dhe angazhim serioz në këtë proces akademik.

Ky hap është dëshmi e vizionit për zhvillim dhe rritje të kapaciteteve akademike në fushën e mjekësisë, duke krijuar mundësi për programe të reja studimore në të ardhmën.

Në këtë kuadër u mbajtë edhe ky takim, në të cilin morën pjesë menaxhmenti i FM, stafi akademik,stafi administrativ si dhe përfaqësues të studentëve.

Të gjithë pjesëmarrësit dhanë kontributin e tyre përmes diskutimeve, ideve dhe propozimeve konkrete që lidhen me përmirësimin e cilësisë së programeve aktuale, si dhe u përcaktuan detyra konkrete për përgatitje sa më të mirë për akreditim e programeve të reja.

Fotot e lajmit

tp-bottom