Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Fakultetit të Mjekësisë‘’Fehmi Agani’’dhe Shtëpia e të Moshuarve “Konaku” në Gjakovë
Fakulteti i Mjekësisë “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Shtëpia e të Moshuarve “Konaku” në Gjakovë nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim krijimin e një kornize të përbashkët bashkëpunimi në fushën e edukimit, praktikës profesionale, kërkimit shkencor si dhe zhvillimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale për të moshuarit.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, theksoi se kjo marrëveshje do t’u shërbejë studentëve të programeve të Infermierisë dhe Shkencave Mjekësore si mundësi për praktikë profesionale, duke u mundësuar shkëmbimin e përvojës dhe ekspertizës profesionale ndërmjet stafit të dy institucioneve.
Ndërkohë, drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve “Konaku”, z. Gëzim Markaj, u shpreh falënderues për arritjen e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, duke u zotuar për sigurimin e kushteve profesionale dhe etike për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.