Njoftim për mbrojte publike të punimeve Master
Njoftohet stafi akademik i Fakultetit të Mjekësisë, studentët e nivelit Master dhe të interesuarit e tjerë se do të organizohet mbrojtje publike e Punimit të Diplomës Master në Programin Menaxhimi Shëndetësor
1. Flaurjeta Berisha datë: 24.06.2026 në ora 11: 00,
Tema: “Validimi i komunikimit të pacientëve ambulantorë me personelin e Spitalit përmes pyetësorit të komunikimit të kujdesit shëndetësor”
Komisioni:
1. Prof.Dr. Antigona Ukëhaxhaj - Kryetar
2. Prof.Asoc.Dr.Faton Hoxha - Mentor
3. Prof.Ass.Dr. Skender Ukaj - Anëtar
Mbrojtja do të bëhet në objektin e Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë.
Të gjithë të interesuarit mund të jenë pjesëmarrës, pasi që mbrojtja është publike.