Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues i Universitetit është autoriteti kryesor qeverisës i Universitetit i cili ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv institucional të Universitetit.
Këshilli është përgjegjës për të gjitha vendimet në lidhje me çështjet financiare (buxheti, personeli, infrastruktura), në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për veprimtarinë e qëndrueshme të Universitetit në përputhje me detyrimet e tij. Këshilli, kolektivisht i raporton dhe është përgjegjës para Ministrisë së Financave, për shfrytëzimin e duhur e në mënyrë efektive të fondeve që Ministria ose ndonjë burim tjetër publik ia kanë ndarë Universitetit. Këshilli mund të formojë komisione të përkohshme për ta këshilluar atë lidhur me aspekte të veçanta të punës së tij.

Përbërja:

1. Këshilli drejtues përbëhet nga shtatë (7) anëtarë me të drejtë vote. Ministria e Arsimit dhe Shkencës emëron tre (3) anëtarë me të drejtë vote dhe ata emërohen sipas dispozitave të Ligjit mbi Arsimin e Lartë. Ata duhet të jenë persona me reputacion të lartë publik, me aftësi përkatëse profesionale, afariste si dhe me aftësi të tjera praktike. Asnjë nga anëtarët e emëruar nuk duhet të ketë lidhje të drejtpërdrejta aktuale me institucionin në të cilin emërohet. Senati zgjedh katër (4) anëtarë të Këshillit drejtues me të drejtë vote nga personeli akademik i Universitetit. Anëtarët e Këshillit drejtues veprojnë të pavarur dhe nuk përfaqësojnë asnjë interes tjetër individual apo grupor.

Anëtarë të Këshillit drejtues nuk mund të zgjidhen: rektori, prorektori, dekani, prodekani, anëtarët e senatit.

Anëtari i Këshillit të fakultetit, që zgjidhet anëtar i Këshillit drejtues, duhet të heqë dorë nga anëtarësia në Këshillin e fakultetit. Në rast të mbetjes vakante të pozitës së ndonjë Anëtari të Këshillit drejtues nga radhët e Universitetit, atëherë Senati mund të plotësojë atë pozitë sipas të njëjtës procedurë.

Rektori, dhe sekretari i përgjithshëm janë anëtarë ex-officio të Këshillit drejtues pa të drejtë vote.

Me ftesë të Këshillit drejtues në takime mund të marrin pjesë edhe prorektorët.

Kryetari i parlamentit të studentëve mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit drejtues pa të drejtë vote.

Përgjegjësitë:

  • Të zhvillojë një plan strategjik trevjeçar, i cili do të rishikohet çdo vit. Në përgatitjen e planit strategjik dhe të aktualizimeve vjetore të tij, Këshilli drejtues do të konsultohet me Ministrinë përkitazi me përputhjen e objektivave dhe planeve të veta me Strategjinë shtetërore për arsimin e lartë dhe të burimeve që do të jenë në dispozicion nga Ministria. Fushëveprimi i konsultimeve të tilla përcaktohet me akt nënligjor që e nxjerr Ministria;

  • Të monitorojë shfrytëzimin e efektshëm dhe të frytshëm të burimeve, likuiditetin dhe sigurimin e aseteve të Universitetit në emër të publikut;

  • Të zhvillojë strategjitë për sigurimin adekuat të mjeteve nga burimet publike dhe private, duke marrë parasysh lehtësimet me rastin e krijimit të kompanive ndihmëse dhe instituteve për shfrytëzimin e rezultateve të punës akademike të Universitetit;

  • Të diskutojë dhe miratojë planin vjetor të buxhetit të përgatitur nga rektori dhe të dorëzojë këtë plan tek autoritetet përkatëse shtetërore;

  • Të definojë parimet mbi punësimin, delegimin, nivelizimin, promovimin, suspendimin, shkarkimin dhe përcaktimin e nivelit të pagave dhe të kushteve të punës për personel; 1.6. të vendosë në lidhje me themelimin, shuarjen dhe ndryshimin e strukturës së brendshme të njësive akademike dhe njësive organizative pasi që të jetë miratuar nga Senati.

Detyrat:

  • Të sigurojë parakushte për administrim dhe menaxhim të drejtë të burimeve në nivel të Universitetit dhe njësive të tij vartëse;

  • Të nxjerrë rregullore për delegim të kompetencave për mjetet dhe çështjet e tjera administrative tek njësitë akademike të Universitetit në përputhje me dispozitat e këtij Statuti;

  • Të nxjerrë rregullore për qeverisjen, drejtimin dhe menaxhimin e Universitetit, siç kërkohet me këtë Statut;

  • Të vendosë për strukturën e përgjithshme organizative të njësive akademike, sipas propozimit të Senatit dhe pasi të jenë konsultuar njësitë në fjalë;

  • Të organizojë kontrollin financiar në pajtim me Ligjin dhe këtë Statut;

  • Të nxjerrë rregullore, në pajtim me këtë Statut, në lidhje me: 1.6.1. masat dhe procedurën disiplinore për personelin akademik dhe studentët;

    • pagesat dhe kushtet e shërbimit për personelin;

    • procedurat e mënyrave të kompensimit të personelit, në bazë të ankesave në lidhje me punësimin e tyre;

    • ankesat kundër pezullimeve dhe shkarkimeve të tilla.

  • T‟i propozojë Ministrisë tarifat e pagesave të shkollimit që duhet të paguajnë studentët e pranuar, dhe në disa raste të përcaktojë tarifat për shqyrtimin e aplikacioneve për regjistrim, për përsëritjen e provimeve dhe për diplomim dhe këto tarifa do të konfirmohen nga Ministria;

  • Të përcaktojë rregulla për llogaritjen e shpenzimeve për shërbimet universitare, që i ofrohen palëve të treta;

  • Të zgjedhë rektorin nga lista e emrave, të propozuar nga komisioni profesional prej pesë (5) anëtarëve i emëruar nga Senati;

  • Të zgjedhë prorektorët sipas propozimit të rektorit;

  • Të përkujdeset që dispozitat e përgjithshme të këtij Statuti të zbatohen në praktikë brenda Universitetit;

  • Të veprojë sipas dispozitave të përgjithshme të përcaktuara në këtë Statut;

  • Të vendosë për formën dhe përmbajtjen e stemës, vulës, vulës së thatë, flamurit dhe simboleve të tjera institucionale si dhe t‟i propozojë Ministrisë formën dhe përmbajtjen e diplomave sipas propozimit të Senatit. 


Këshilli do të publikojë raportin vjetor e punës së Universitetit në përputhje me kërkesat e Ministrisë dhe të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. 

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë janë:

Majlinda Haxhikadrija Ramadani
Kryesuese e KD

Ilir Bytyqi
Zëvendës kryesues i KD

Shpëtim Dylazeka
Anëtar

Prof. Asoc. Dr. Zeqir Hashani
Anëtar

Prof. Asoc. Dr. Venera Vala Këndusi
Anëtar

Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri
Anëtar

Ass. Rilind Obertinca
Anëtar

 

Raport Pune 2024

Raport Pune 2023

 

 

tp-bottom