Studentët e infermierisë të Fakultetit të Mjekësisë zhvillojnë takim informues me Comsense Kosova

Studentët e infermierisë të Fakultetit të Mjekësisë zhvillojnë takim informues me Comsense Kosova

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përmes Zyrës për Zhvillim të Karrierës, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Comsense Kosova, të marten ka mbajtur takim informues me studentët e infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Takimi kishte për qëllim informimin e studentëve të UFAGJ-së për shërbimet që i ofron Comsense Kosova. Koordinatorja për Kosovë e Comsense Kosova, Znj. Albulena Shala Çela i informoi studentët për shërbimet, si; ofrimin e mundësive për punë praktike, punësimin e studentëve, punën kërkimore, mundësimin e provimit në qendrën e vlerësimit gjuhësor, procesin e njohjes së dokumenteve, procesin e vizës, sigurimin e bashkëpunimit me universitete gjermane, punën sezonale, etj.

Comsense është një kompani gjermane me qendër në Eschborn, Hamburg dhe Kosovë, të cilët për synim e kanë rekrutimin e stafit mjekësor dhe ofrojnë asistencë për të interesuarit nga fusha e mjekësisë.

Fotot e lajmit

tp-bottom