Shërbimi për komunitetin – Puna me pacientë për Shputë Diabetike

Shërbimi për komunitetin – Puna me pacientë për Shputë Diabetike

Sot në Fakultetin e Mjekësisë nën mentorimin e Prof. Faton Hoxhës dhe Dekanës së Fakultetit Prof. Antigona Ukëhaxhaj, studentet kanë filluar punën në njësinë e shputës diabetike tek individët në kuadër të projektit SMAHPC.

Studentët e vitit të 3-të, të drejtimit Infermieri kanë kryer shërbimet dhe ekzaminimin fizik e neurologjik (me Monofilamentin Sensorë-Semmes –Weinstein) të shputës së individëve të sëmurë me Diabet Mellitus.

 

Shërbimet tek klientët nga studentët do të ofrohen çdo të premte në objektin e Fakultetit të Mjekësisë.

 

Në njësinë e shputës diabetike planifikohen të realizohen këto shërbime :

-Vizitat e individëve me diabet;

-Kontrollimi dhe matja e peshës trupore;

-Matja e glikemisë; 

-Administrimi i insulinës;

-BMI;

-Egzaminimi Neurologjik i Shputës;

-Pastrimi i shputës diabetike;

-Analiza HbA1C;

-Edukimi i pacientit dhe familjarëve mbi diabetin.

 

Çdo shërbim do të ofrohet falas nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët do të kontribuojnë në komunitet.

Fotot e lajmit

tp-bottom