Publikohet kapitulli i librit në revistën ndërkombëtare "Current Innovations in Disease and Health Research" i profesorëve nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani”

Publikohet kapitulli i librit në revistën ndërkombëtare "Current Innovations in Disease and Health Research" i profesorëve nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani”

Pas një pune të gjatë dhe intensive të një ekipi të shkëlqyer të profesorëve dhe asistentëve pranë Fakultetit të Mjekësisë nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, me datë 01.08.2023 është publikuar punimi me titull " Perceptions and Experiences of Healthcare Workers during the Covid-19 Pandemic in Kosovo" në revistën e mirënjohur "Current Innovations in Disease and Health Research" ku si autor i parë është Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Asoc .Dr. Antigona Ukëhaxhaj dhe si autor korrespondent Prof. Asoc. Dr. Faton Hoxha, profesor ne Fakultetin e Mjekësisë.

Qëllimi i këtij punimi shkencor është njohja e ndikimit të pandemisë në sistemin shëndetësor në Kosovë, perceptimi dhe përvojat e profesionistëve shëndetësorë gjatë pandemisë COVID-19, periudhë kjo kur punonjësit e kujdesit shëndetësor përvec rrezikut ndaj infektimeve dhe përhapjes së sëmundjes, përjetuan edhe ekspozim ndaj mbulimit të vazhdueshëm mediatik (i ashtuquajturi “infodemik”).

Punonjësit shëndetësor që atë kohë por dhe përherë janë heronjtë e ditëve të sotme, u përballën edhe me dyshimet dhe pasiguritë rreth trajtimeve të duhura për t'u dhënë pacientëve, dhe për t’i shtuar kësaj se ata ishin në rrezik të infektimit në punë dhe në shtëpi, dhe bllokime serike të përjetuara nga kufizimet sociale.

Profesionalizmi i lartë i profesorëve dhe asistentëve të UFAGJ ndaj punës shkencore bëhet me përkushtim, ndaj suksesi nuk mund të mungojë.

 

Kapitulli i librit

 

 

tp-bottom