Takimi akademi-ndërmarrësi në programin fizioterapi

Takimi akademi-ndërmarrësi në programin fizioterapi

Më datë 08.09.2023 në lokalet e Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt takimi mes stafit mësimdhënës të programit Fizioterapi, stafit administrativ të Fakultetit të Mjekësisë, menaxhmentit të UFAGJ dhe ekspertëve që merren me ofrimin e shërbimeve profesionale fizioterapeutike nëpër institucione të ndryshme shëndetësore në regjionin e Gjakovës.

Takimi hasi në mirëkuptimin dhe empatinë e pjesëmarrësve lidhur me nevojën për organizimin e tryezave të tilla bashkëbiseduese, me ç’rast rëndësi e veçantë u jepet nevojave të tregut dhe kërkesave specifike të klinicistëve për t’u integruar në kurrikulën akademike profesionale.   

Gjatë takimit u ngritën disa tema të rëndësisë vitale për mbarëvajtjen e profesionit të fizioterapisë në vendin tonë, sikurse nevojat specifike të tregut dhe ofertat që u ofrohen klientëve-pacientëve në nevojë.

Njëra prej temave të para të ngritura ishte në lidhje me nevojën për rritjen e numrit të orëve praktike, e sidomos të orëve të praktikës klinike për studentët e programit fizioterapi. Nga pjesëmarrësit u theksua nevoja për integrimin sa më të hershëm të studentëve në praktikën klinike në kushte spitalore.

Temë tjetër e diskutimit që hasi në përkrahjen koncensuale të pjesëmarrësve ishte nevoja e tregut të punës për programe akademike specialistike që janë të dizajnuara për të ofruar ekspertë të fizioterapisë të profilizuar në nën-fusha specialistike. Ndër të tjera u përmend edhe nevoja që UFAGJ dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë që ofrojnë programe akademike të shkollimit bazik në fizioterapi të gjejnë mekanizma drejt planifikimit dhe fillimit të ofrimit të programeve post-diplomike (MSc ose MA) që shpijnë drejt marrjes së kualifikimeve profesionale specifike. Programe të këtilla në nevojë të shtuar për tregun e punës u paraqitën profilet si fizioterapia në ortopedi, fizioterapia në neurologji, fizioterapia sportive dhe ajo në gjeriatri dhe plakje aktive.

Fotot e lajmit

tp-bottom