Mbahet punëtoria online - Tetori Rozë
Me datë 25.10.2023, është mbajtur punëtori (workshop).
Tetori rozë është muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit. Në kuadër të kësaj fushate, asistentë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë nga Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, në bashkëpunim me Kërkime Shkencore në Infermieri (KSHI), kemi mbajtur punëtori (workshop online), me temë: “Masat parandaluese të kancerit, dhe teknikat diagnostifikuse”.
Në këtë punëtori ligjëruan pedagogë, profesionistë të fushës, infermierë, mësimdhënes klinik nga Italia Shqipëria dhe Kosova.
Përgjatë punëtorisë u diskutuan edhe pervoja të ndryshme, si: rëndësia e depistimit të hershëm, roli dhe rendësia e bërjes së mamografisë, rëndësia dhe roli i profesionistit shëndetësor në trajtimin e kësaj sëmundje, roli dhe rendësia e infermierit si pjesë e ekipës multidisiplinare, krahasimi i rasteve ndër vite për vendet e lartpërmendura, etj.
Motoja e kësaj punëtorie ishte: “Më mirë të parandalojmë, se sa të kurojmë”.
Fakulteti i Mjekësisë pranë UFAGj-së do të jetë pjesë aktive e punëtorive, konferencave dhe punëve në komunitet, duke ngritur vetëdijen për shtresat të cilat janë të rrezikuara, si dhe rëndësinë e hershme të diagnostifikimit të kancerit të gjirit.