Studentët e Fakultetit të Mjekësisë morën pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore në Tiranë

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë morën pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore në Tiranë

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë me 17-19 Nëntor e përfaqësuan Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore në Tiranë.

Në këtë kongres morën pjesë profesorë dhe akademikë të mirënjohur të universiteteve ndërkombëtare dhe kombëtare, në total u prezantuan rreth 500 punime shkencore, 100 prej të cilave nga profesorë të huaj.

Në përgjithësi u trajtuan tema të shumëllojshme dhe eksperiencave nga lektorë profesionistë mjekësorë të vendeve të ndryshme kontribuoi në zgjerimin e njohurive të studentëve mbi fushën e mjekësisë.

Studentët pas vizitës potencuan “...pjesëmarrja në këtë kongres ishte një përvojë e jashtëzakonshme e mbushur me njohuri të reja që sollën rezultate të frytshme. Është kënaqësi që studentë e universitetit tonë të mësojnë dhe të zhvillohen çdo ditë e më shumë në fushën e mjekësisë, zhvillim që ndikon në ngritjen profesionale dhe akademike.

Këshilli Drejtues dhe Menaxhmenti i UFAGj-së sikur edhe herë të tjera kanë përkrahur financiarisht studentët për zhvillimin e aktiviteteve që janë produktive për ngritjen e cilësisë së Universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom