U zhvillua punëtoria për përditësimin e rregullores për veprimtarinë kërkimore-shkencore

U zhvillua punëtoria për përditësimin e rregullores për veprimtarinë kërkimore-shkencore

Më 12 prill 2024 në lokalet e Rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt takimi i grupit punues për plotësim - ndryshimin e rregullores për veprimtarinë kërkimore-shkencore.
Takimi i udhëhequr nga Prorektori Boshnjaku pati rezultate pozitive me ç’rast të pranishmit analizuan mundësitë e ndryshimeve me qëllim të zhvillimit dhe stimulimit të shkencës në institucionin tonë duke synuar arritjen e niveleve të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare.
Ndër të tjera të pranishmit diskutuan dhe u zotuan për gjetjen e mekanizmave për përfshirjen edhe të studentëve në mesin e përfituesve të stimulimeve shkencore si dhe përkrahjen institucionale sa më të gjerë të hulumtuesve. Në këtë drejtim UFAGJ synon që me përditësimin e rregullores në fjalë së shpejti të fillojë edhe me hapjen e thirrjeve për financimin e projekte shkencore si një stimul shtesë për krijimin e infrastrukturës dhe ambientit sa më funksional për realizimin e punës shkencore.

Fotot e lajmit

tp-bottom