Fakulteti i Mjekësisë mbanë konferencë shkencore ndërkombëtare me titull “Kujdesi shëndetësor përmes një qasje multidisiplinare”
Me datë 23.05.2025 në Gjakovë, Fakulteti i Mjekësisë mbajti konferencen shkencore ndërkombëtare me titull “Kujdesi shëndetësor përmes një qasje multidisiplinare”. Në konferencë morën pjesë ekspertë të fushave të ndryshme të shëndetësisë nga Gjermania, Italia, Turqia, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Shqiperia, Sherbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Spitalet Regjionale dhe Kujdesi Shëndetësor Primar.
Në emër të Rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku konferencen e përshëndeti Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri, e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e konferencës në aspektin shkencor dhe profesional. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Haxhi Kamberi në fjalën e tij ju uroj mirësëardhje të gjithë pjesëmarrësve të kësaj konference, foli për rëndesinë e temës së konferencës dhe falenderoj Rektoratin dhe Këshilin Drejtues për përkrahjen në organizimin e kësaj konference, gjithashtu falënderoj Këshillin Organizativ dhe studentët për punën e tyrë të palodhur për organizimin e kësaj konference ndërkombëtare.
Në konferencë prezentuan punimet e tyre shkencore 30 pjesëmarrës, punimet shkencore u ndoqen me shumë interes nga audienca, pastaj u zhvillua diskutim i frytshëm lidhur me qasjen multidisiplinare në kujdesin shëndetësor, të arriturat e ndryshme dhe aplikimin e metodave të reja në shëndetësi. Në fund të konferencës u bisedua edhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit në mes Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, të cilat ishin prezente në konferencë.