Studentat e Fakultetit të Mjekësisë në UFAGj fitojnë grant për “Dhomën e Shëndetit Mendor”

Studentat e Fakultetit të Mjekësisë në UFAGj fitojnë grant për “Dhomën e Shëndetit Mendor”

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në UFAGj kanë fituar një grant prej 2,000 € për krijimin e “Dhomës së Shëndetit Mendor” brenda fakultetit. Ky projekt synon të ofrojë një hapësirë të qetë dhe mbështetëse për studentët, për të menaxhuar stresin dhe për të promovuar mirëqenien mendore.

Projekti është mbështetur nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim për Zhvillim (ADC) përmes skemës HEI25, e menaxhuar nga ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.

Koordinatorët kryesorë të projektit ishin studentët B. Pepshi dhe A. Ukshini, me përkrahjen e studentëve të tjerë, si dhe të Rektoratit, Dekanatit dhe stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë – UFAGj.

Fotot e lajmit

tp-bottom