Licencimi i parë në Programin Shëndeti Publik në Gjakovë

Licencimi i parë në Programin Shëndeti Publik në Gjakovë

Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë njofton me krenari se studenti Endrit Hasani është i licencuari i parë në Programin e Shëndetit Publik në kuadër të këtij institucioni.

Ky moment shënon një arritje të rëndësishme jo vetëm për studentin Hasani, por edhe për Fakultetin e Mjekësisë dhe programin e Shëndetit Publik, duke dëshmuar përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme të stafit akademik në ngritjen e cilësisë arsimore dhe përgatitjes profesionale të studentëve.

tp-bottom