Në Fakultetin e Mjekësisë u mbajt ligjërata me temën “Si ta njohim veten”

Në Fakultetin e Mjekësisë u mbajt ligjërata me temën “Si ta njohim veten”

U zhvillua me sukses një diskutim mbi shëndetin mendor, i organizuar nga Këshilli Studentor në bashkëpunim me Parlamentin Studentor dhe Prof. Asoc. Dr. Kamber Zeqirin.

Takimi u mbajt në Dhomën e Shëndetit Mendor dhe u udhëhoq nga Fisnik Qysa, trajner i terapisë së ankthit dhe depresionit.
Studentët morën këshilla praktike për vetë-njohjen, menaxhimin e stresit, forcimin e mirëqenies psikologjike dhe mënyrat për të ulur ngarkesën emocionale në situatat e përditshme.

Falënderojmë Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, për bashkëpunimin e vazhdueshëm me aktivitetet studentore.

Fotot e lajmit

tp-bottom