Fakulteti i Mjekësisë mbështet iniciativën humanitare për familjet në nevojë
Fakulteti i Mjekësisë, në bashkëpunim me Këshillin Studentor të fakultetit, mbështeti iniciativën humanitare të realizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit “Fehmi Agani”, që kishte për synim mbështetjen e familjeve në nevojë për festat e fundvitit.
Kjo nismë u përkrah nga shumë studentë të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kontribuan me përkushtim dhe solidaritet, duke treguar ndjeshmëri dhe vlera humane.
Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e kësaj iniciative!