NJOFTIM PËR DISKUTIM PUBLIK
Në bazë të rregullores në fuqi për studimet Master, njoftohen të gjithë të interesuarit se studenti/ja Alban (Gjergj) Pjetraj i/e regjistruar në programin e studimit Master Menaxhim Shëndetësor, ka dorëzuar për diskutim publik punimin e diplomës me titull:
“Roli i marketingut në zhvillimin e sigurimeve shëndetësore në Kosovë”.
Punimi i diplomës do të qëndrojë i ekspozuar për një periudhë prej 7 (shtatë) ditësh në Bibliotekën e Fakultetit të Mjekësisë, me qëllim realizimin e diskutimit publik dhe mbledhjen e komenteve, vërejtjeve apo sugjerimeve nga stafi akademik, studentët dhe subjektet e tjera të interesuara.
Periudha e diskutimit publik:
Nga data 15.01.2026 deri më datë 22.01.2026